Skandalet e njëpasnjëshme të Behgjet Pacollit

  • 22 April 2019 - 18:17
Skandalet e njëpasnjëshme të Behgjet Pacollit

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli me aeroplanin e tij privat e ka sjellë në Kosovë zëvendëspresidentin e shtetit të Kenisë, William Ruto, i cili në vendin e tij njihet për shumë afera korruptive dhe krime kundër njerëzimit.

E, analistët politikë këtë e quajnë një skandal të radhës nga Behgjet Pacolli, i cili, sipas tyre, po e luan rolin e kontrabanduesit e trafikantit, duke sjellë në Kosovë me aeroplanin e tij privat të akuzuar për krime kundër njerëzimit, por edhe për mashtrime të cilat atë e mbajnë të dyshuar në qëllimet e veprimet e tij. 

Analisti Ali Hertica, për gazetën "Kosova Sot", ka thënë se Behgjet Pacolli duhet të japë llogari për skandalet e njëpasnjëshme që nga ardhja e tij në krye të Ministrisë së Jashtme.

Image
Ali Hertica

"Që nga ardhja në krye të Ministrisë së Jashtme të Behgjet Pacollit, politika jonë e jashtme është dëmtuar keq. Është për keqardhje mënyra se si përfaqësohet vendi ynë, si përcillen qëndrimet zyrtare shtetërore dhe si komunikohet me aktorë shtetërorë të vendeve të tjera. Dështimet e Pacollit po i dëmtojnë interesat nacionale. Një seancë parlamentare së shpejti duhet që kryediplomati kosovar të raportojë para kuvendarëve, për të dhënë llogari për skandalet e njëpasnjëshme që dështoi si shkak i një takimi me kriminelin e Kenisë, William Ruto, i cili me aeroplanin e tij privat barti një kriminel, i cili akuzohet për planifikimin dhe organizimin e krimeve kundër mbështetësve të Partisë së Unitetit Kombëtar të Presidentit Kibaki dhe të kërkohet portofol shteti për një kriminel siç është Ruto, kjo nuk duhet fare nga shteti i Republikës së Kosovës të lejohet ". 

"Krimineli i Kenisë, Ruto akuzohet për tri akuza për krime kundër njerëzimit, një nga secilën prej vrasjeve, transferim të dhunshëm të popullsisë dhe përndjekje. Më 23 janar 2012, ICC konfirmoi akuzat kundër Ruto dhe Joshua Sang, në një rast që përfshin Uhuru Kenyatta, Francis Muthaura, Henry Kosgey dhe gjeneralmajor Mohammed Hussein Al. Vizita protokollare dhe ato bilaterale, assesi Kosova dhe politikëbërësit nuk duhet të kenë kontakte dhe të sjellin në Kosovë të tillët dhe të mbajnë sekrete bisedimet, sepse kjo jep një reflektim rajonal dhe më gjerë se Kosova po bashkëpunon me kriminelë, të cilit organizojnë krime ordinere dhe për këtë, Pacolli duhet të largohet nga pozita e tij si ministër i Jashtëm. E gjithë kjo strategji e cekët politike jap të dyshosh plotësisht tek politikëbërja e Republikës nga matrapazët politikë dhe debilët që nuk e dinë nocionin shtet dhe lider. Dhe e gjithë kjo reflekton se Kosovë thuajse është strehë e kriminelëve dhe shteti nuk di se kush hyn dhe kush del, por thuajse e gjithë kjo është në bashkëpunim me njerëzit e Kosovës, qeni i keq, ujku në torishtë".