Lideri Koreano-Verior Kim do të takohet me Putinin në Rusi

  • 23 April 2019 - 14:41
Lideri Koreano-Verior Kim do të takohet me Putinin në Rusi

Lideri Koreano-Verior Kim Jong Un së shpejti do të vizitojë Rusinë për tu takuar me Presidentin Vladimir Putin, konfirmoi të martën Agjencia Qendrore e Lajmeve të Koresë së Veriut pa lëshuar ndonjë datë apo lokacion për takimin.

Takimi mund t’i japë Kim Jong Un liri të veprimit për negociatat e ardhshme me Presidentin Trump pas samitit të shkurtit në Vietnam i cili u ndërpre për shkak të mospajtimeve mbi asgjësimin e arsenalit nuklear të Koresë së Veriut.

Kremlini njoftoi javën e kaluar se lideri supremi Koresë së Veriut do të vizitojë Rusinë në pjesën e dytë të prillit pa dhënë detaje të tjera. Putin do të vizitojë Kinën këtë muaj. Disa media lokale dyshuan se Putin do të ndalet në qytetin detar në lindje Vladivostok që gjendet afër kufirit mes Rusisë dhe Korea e Veriut për të mbajtur një samit me Kim, shkruan “Fox News”.

(Kosova Sot)