Zjarr masiv, rrezikohen dhjetëra pemë

  • 23 April 2019 - 17:47
Zjarr masiv, rrezikohen dhjetëra pemë

Një zjarr masiv ka rënë këtë të martë në zonën e Patosit, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me shkurre dhe ullishte.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Rërëz dhe zjarri po përpahet me shpejtësi të madhe për shkak të erërave të forta. Nga flakët rrezikohet të digjen dhjetëra pemë ulliri.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe po tenton të bëjë të mundur fikjen e zjarrit masiv.

(Kosova Sot)