Januz Salihaj i ndan përfundimisht rrugët me AAK-në

  • 24 April 2019 - 11:00
Januz Salihaj i ndan përfundimisht rrugët me AAK-në

Januz Salihaj përfundimisht i ka ndarë rrugët me partinë e Ramush Haradinajt. Ai sot ka dhënë dorëheqje siç thotë të parevokueshme. Kjo ka ardhur si shkak i pakënaqësisë që Januzaj e ka pasur brenda Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, konfirmon vetë Januzaj.

Januz Salihaj nuk kishte edhe funskion të ulët brenda partisë, ai ishte drejtori i komisionit për arsim dhe anëtar i kryesisë.

Siç thotë Salihaj e ka pritur AAK-në të reflektojë, por sipas tij kjo nuk ka ndodhur dhe më pas ka dhënë dorëheqje.

“Sot kam paraqit dorëheqejnen time si drejtori i komisionit të arsimit në kuadër të AAK-së dhe anëtar i kryesisë. Kam prit deri tani mos po reflektojnë. Por në vazhdim do t’i shprehi përmes një imelli shkaqet e dorëheqjes”, tha Salihaj.

Ai tha se në mbeldhjen e kryesisë më 28 mars nuk ka marrë pjesë për shkak se nuk ka dashur që prania e tij t’i pengojë.

“Dorëheqje të parevokueshme kam dhënë”, vazhdon ai.

Për këtë ai e akuzon AAK-në për marrëveshje me PSD-në, parti kjo që e udhëheq kryeqytetin.

Ndryshe, kohë më parë Januz Salihaj ishte shkarkuar nga pozita e drejtorit të Drejtorisë Komunale për Arsim, e kjo sipas PSD-së ishte bërë pas pakënaqësive që ka shprehur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

(Kosova Sot)