Gratë e liruara nga ISIS heqin mbulesën dhe e djegin atë: Ndezin edhe cigare
Disa gra që janë liruar nga ISIS në Siri, kanë hequr mbulesat e tyre dhe i kanë djegur ato, të cilat ishin të detyruara t’i mbanin gjatë gjithë kohës.
Qendra për Sigurimin e Njeriut ka bërë të ditur për The Independent se këto gra nuk kanë pasur të drejtë ta heqin asnjëherë mbulesën e tyre dhe se atje ka pasur edhe ‘rregulla’ të tjera.
“Sa ishin nën kontroll të ISIS gratë detyroheshin të vishnin rroba religjioze, burrave u ishte ndaluar pirja e duhanit, dhe fëmijët nuk kishin të drejtë të luanin ose kërcenin në rrugë”, bëhet e ditur nga HSC.
Një gjë e tillë është filmuar dhe është publikuar nëpër mediat lokale, ku gratë shihen duke i djegur mbulesat, më pasë pijnë duhan dhe fëmijët vazhdojnë të luajnë.
Liberated from #ISIS by multi-ethnic #SDF. In many areas under homogenous Sunni Arab rebels, women must keep veils.pic.twitter.com/YUmzYy0OmT
— Julie Lenarz (@MsJulieLenarz) February 23, 2017
Ndryshe, këto gra janë liruar në një zonë afër Deir Ezzor në perëndim të Sirisë, nga Forcat Demokratike të Sirisë (SDF), me ndihmën e Forcës për Mbrojtjen e Popullit Kurd.
(Kosova Sot)