Qytetarët e zhgënjyer, askush nuk i beson më drejtësinë

  • 25 April 2019 - 19:13
Qytetarët e zhgënjyer, askush nuk i beson më drejtësinë

Nesër në gazetën numër një në Kosovë, “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se pse qytetarët kosovarë më nuk besojnë në drejtësi? A është drejtësia e kapur keq dhe e trafikuar arsyeja më e madhe ku qytetarët nuk u besojnë gjyqtarëve në gjykata dhe as prokurorëve edhe vet të inkriminuar në prokuroritë e vendit? A është vetë politika, bashkë me nëntokën mafioze, fajtorët më të mëdhenj që ka degraduar tej mase këtë sistem tepër të nevojshëm për qytetarët dhe shtetin dhe e kanë shndërruar shtetin e Kosovës në SHTET TË KRIMIT TË ORGANIZUAR DHE TË PADREJTËSIVE!?

Si po tallen Gjykatat me qytetarët dhe të drejtat e tyre ku e njëjta lëndë rikthehet në rigjykim 4-5 herë, për shkak të mosrespektimit e shkeljes të ligjeve nga gjykatësit në gjykatat në Kosovë? Si presin qytetarët 8-10 vite që të merret verdikti nga gjykatësit, edhe pse çdo gjë është e rregulluar me ligj, gjykatësit nën influencën e ndërhyrjen kërcënuese të politikës së inkriminuar shkelin ligjet me të dyja këmbët? A është drejtësia shkelësja më e madhe e të drejtave të njeriut, ku lëndët nuk shohin dritën e zgjidhjes ligjore si pasojë e neglizhencës dhe interferimit nga politika, ashtu që qytetarëve nuk u jepet drejtësia e merituar që u takon me ligj!?

Lexojeni gazetën numër një në Kosovë, “Kosova Sot”.