Spanja përgatitet për zgjedhjet e treta në 4 vitet e fundit

  • 26 April 2019 - 19:33
Spanja përgatitet për zgjedhjet e treta në 4 vitet e fundit

Votuesit në Spanjë do nisen drejt vendvotimeve të dielën, teksa jostabiliteti politik ka dërguar vendin në zgjedhje e treta kombëtare në katër vitet e fundit, shkruan CNN

Kryeministri në ikje, Pedro Sanchez, lider i partisë së Punëtorët Socialistë të Spanjës (PSOE), është detyruar të sanksionojë zgjedhjet e jashtëzakonshme pasi parlamenti nuk e votoi buxhetin e qeverisë së tij.

Sistemi tradicional dypartiakë i Spanjës është ndarë në shumë grupe që prej kohës kur PSOE dhe partia e popullit PP u gjenden në mes të shumë skandaleve të korrupsionit dhe krizës financiare të vitit 2008.

Votuesit tani kanë një mundësi për të votuar pesë parti kombëtare si dhe shumë parti më të vogla të regjioneve autonome të Spanjës, sikur që janë Katalonia dhe shteti Bask.

Sondazhet tregojnë që përsëri pesë parti kanë gjasa të kalojnë 10%’shin. Në këtë mëynrë përsëri pritet që askush mos të ketë shumicën parlamentare në Spanjë.

Kriza e tanishme politike është më e keqja në historinë e vendit që nga vitet e 70’ta, kjo për shkak të çështjes së lëvizjes për pavarësi të Katalonisë.

Spanja gjithashtu do të jetë e zënë edhe me zgjedhjet e parlamentit evropian që do të mbahen në maj, duke e bërë këtë një vit shumë të zënë elektoral.

(Kosova Sot)