Rusia e cilëson joserioz propozimin e Trumpit për çarmatimin bërthamor

  • 27 April 2019 - 10:15
Rusia e cilëson joserioz propozimin e Trumpit për çarmatimin bërthamor

Një zëdhënës i Kremlinit ka thënë se propozimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për çarmatim nga armët bërthamore nuk është serioz.

Presidenti amerikan e ka urdhëruar administratën e tij që të përgatitet për një përpjekje të re për marrëveshje të kontrollit të armëve me Rusinë dhe Kinën duke e përmendur koston e garës për armët bërthamore.

“Do të ishte ideale që e tërë bota të pastrohet nga armët bërthamore, por në anën tjetër ne do të dëmtoheshim nga faktori sigurues”, tha Dmitry Peskov para samitit për projektin kinez “Rripi dhe Rruga”.

Peskovi gjithashtu tha se presidenti rus, Vladimir Putin, dhe presidenti i Kinës, Xi Jinping, kanë zhvilluar bisedime thelbësore dhe i kanë shkëmbyer qëndrimet për Sirinë, Venezuelën dhe Libinë gjatë takimit që patën të premten, shkruan “Reuters”.

(Kosova Sot)