Kur Thaçi thoshte se ka qëndruar larg nga frontet e luftës

  • 27 April 2019 - 11:31
Kur Thaçi thoshte se ka qëndruar larg nga frontet e luftës

Spektakli i djeshëm në komisionin hetimor për rastin e njohur is “gylenistët” ka kaluar në debate të ashpra, perplasje e fyerje të anëtarëve të komisionit me Presidentin Thaçi.

E dje nuk munguan as akuzat e kundërakuzat për kohën e luftës. Presidenti Thaçi u kap me deputetin e LDK-së Anton Qunin dhe komandantin e Betejës së Koshares, duke e quajtur atë mercenar që nuk ka luftuar asnjë ditë në Kosovë.

“Ti ke qëndru një këmbë në Kosovë, një në Shqipëri gjithmonë me e pasë shpinën e sigurtë. Nuk e ke asnjë ditë luftë në Kosovë. Je paguar me rrogë dhe ke hyrë në Kosovë pasi ka hyrë NATO”.

E Quni e quajti Thaçin profiter të luftës, duke i thënë se në luftë ke fitu sa ke mundur.

“Nëse më duhet të zgjedh në mes të mercenarit dhe profiterit, shumë më fisnike është të jesh mercenar se sa profiter, e kriminel siç ke qenë ti”.

Debatet mbi atë se kush është më meritor në luftë po vazhdojnë tash e sa javë në 20 vjetorin e luftës. Komandant “Gjarpri” siç njihej me nofkën e luftës Presidenti Thaçi ishte shprehur se ka qëndruar larg nga fushë betejat.

Presidenti Hashim Thaçi ishte intervistuar nga televizioni evropian EuroNeës, atë kohë si kryeministër i vendit. Në atë intervistë të sikletshme ishte pyetur nga gazetarja se personalisht a të brenë ndërgjegja gjatë periudhës se luftës, a ke qenë i detyruar që të vrasësh njerëz?

I gjendur në këtë situatë Thaçi ishte përgjigjur “Unë kam qenë larg nga frontet e luftës, fitorja e Kosovës është më tepër fitore politike se sa ushtarake”. 

(Kosova Sot)