Operacioni “Prita”/ Kapen 48 kg drogë në një banesë, fqinjët “çojnë” në pranga dy tregtarët dhe kultivuesit e kanabisit

  • 28 April 2019 - 09:58
Operacioni “Prita”/ Kapen 48 kg drogë në një banesë, fqinjët “çojnë” në pranga dy tregtarët dhe kultivuesit e kanabisit

Aksioni i policisë së Vlorës u zhvillua në lagjen “24 Maji”, ku në një banesë u gjet sasia e lëndës narkotike si dhe 97 fidanë kanabis, e mbjellë në kuptim.

Policia ka arrestuar në kushtet e flagrancës në këtë banesë shtetasit Z.I., 36 vjeç dhe E.B., 30 vjeç, të dyshuar si autorë përgjegjës në lidhje me këtë veprimtari të paligjshme. Policia ka sekuestruar edhe dy automjete, aparate celularë, një peshore elektronike e sende të tjera.

Policia lokale sqaron se operacioni është ndërmarrë pas informacioneve të adresuara nga qytetarët “se dy shtetas dispononin lëndë narkotike dhe po përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike”.

Image

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

(Kosova Sot)