Grabitja e Rinasit/ Gjurma e gishtit në pasqyrën e fshehur që po zbulon grupin...

  • 28 prill 2019 - 10:27
Grabitja e Rinasit/ Gjurma e gishtit në pasqyrën e fshehur që po zbulon grupin...

Lista e provave, çfarë ju sekuestrua Admir Muratajt

Gjurma e gishtit që ka sjellë identifikimin e Alkond Bengasit është fiksuar nga ekspertët e policisë, pikërisht në pasqyrën e brendshme, e cila është e montuar në mekanizmin e paparitësit të Diellit.

Është paisja mekanike që ndodhet pikërisht e montuar në pjesën e sipërme të kabinës, dhe që ndryshe njihet si perde mekanike. Pikërisht në këtë perde është e instaluar dhe një pasqyrë e vogël, e cila qëndron në një pozicion të fshehur, por prania e saj vërehet vetëm pasi hapet me dorë në mënyrë mekanike, perdja e diellit.

Grabitësit janë tradhëtuar pikërisht nga kjo gjurmë gishti, e parë me sy të lirë nga ekspertët e laboratorit të policisë Shkencore, të cilët pasi e kanë ç’montuar dhe kanë filluar të kryejnë krahasimin e gjurmës së gishtit me gjurmët e tjera që kanë të arkivuara në sistem.  Automjetit me targë AA 248 KE, ndër të tjera ka rezultuar se në perden e diellit të anës së djathtë,është konstatuar me sy tëlirë një gjurmë daktilospkopike. 

Nëpërmjet aktit të ekspertimit të kryer dy ditë pas grabitjes, në 11 prill 2019 ka rezultuar se: “…në objektin e ekspertimit, fiksuar si provë materiale gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, u përftua një gjurmë papilare e vlefshme për identifikim e cila u shënua me gërmën “A”.

Gjurma ndodhet në sipërfaqen e pasqyrës së mekanizmit që shërben si perde dielli. Ajo nuk mund të caktohet se nga cili gisht është formuar dhe është e vlefshme për krahasim në rreth të kufizuar personash. Ndërkohë që kjo gjurmë papilare i është nënshtruar dhe një ekspertimi të dytë, dhe më konkretisht në datën 19 prill 2019 ekspertët kanë dalë në përfundimin se:”…gjurma papilare e pasqyruar në fotografinë me mbishkrimin e gërmës “A”, objekt ekspertimi e fiksuar në vendin e ngjarjes vjedhje me armë, datë 9 prill 2019 në Rinas është formuar nga gishti i mesit, i dorës së majtë të shtetasit Alkond Ferdinand Bengasi (Qevani). 

Nisur nga këto kushte prokuroria ka urdhëruar arrestimin e Bengasit e bashkë me të edhe të Saimir Çela, e Roland Sula. Nga transkriptimi i përgjimeve ambientale mbajtur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, përgjithësisht rezulton se personat nën hetim janë munduar që të tregohen të kujdesshëm në komunikimet e tyre. Por megjithatë, është një bisedë, të cilën prokuroria e evidenton: 

Datë 20.04.2019

Saimir Çela: Çfarë tersi, e disha.

Renaldo: Ë… Ej, e kanë marrë vesh ata?

Datë 21.04. 2018

Renaldo: Qysh t’ia bëjmë, qysh t’ia bëjmë ëëë, do paguajnë ato k…, do e hamë keq, do e hamë keq…

Saimiri: Mos thuaj gjë…

Rezulton se ata janë të shqetësuar, ku Saimir Çela tregon se ju ndodhi ters, por e kishte parandjerë. Renaldo në bisedime nënkupton se e kanë marrë vesh ata (me shumë siguri personat e tjerë në hetim, organizatorët e kësaj ngjarje). Ai edhe i ankohet Saimir Çelës, se si t’ia bënin tani që ishin ndaluar, dhe se do të paguajnë ato k…(duke ju referuar edhe këtu me shumë mundësi organizatorëve), si dhe frikën që kishin se ata tashmë e kanë pësuar.

Lista e provave, çfarë ju sekuestrua Admir Muratajt

Teksa disa nga anëtarët e grupit të Admir Murataj kishte arritur të hynin brenda në pistën e aeroportit të Rinasit dhe të grabisnin prej andej, shumë e 5.7 milion euro, në ikje e sipër ata janë ndjekur nga një patrullë policie. Në afërsi të lumit të Tiranës, rezulton të ketë pasur një shkëmbim zjarri ndërmjet të dyshuarve dhe policisë. Ndjekja e të dyshuarve ka vijuar përsëri. Në vendin e quajtur “Ura e Tupit” në rrugën që lidhte fshatin Nikël me fshatin Rinas, është gjetur trupi i pajetë i një personi, ku dyshohet se është njëri prej personave që ka marrë pjesë në ngjarjes e datës 9 prill 2019, pra vjedhjeve e parave, i cili kishte maskë plastike dhe me një mjekër të vogël, raporton shqiptarja.com. Ky person më pas është identifikuar si Admir Murataj dhe në trup e afër tij janë gjendur këto sende të paligjshme: 

1.Një granatë dore e montuar me ndezës dhe sigurues të vendosur në të

2.Dy granata tymuese

3.Një pistoletë e kalibrit 7.62 mm model 54 me nr.200101

4.Tre krëhëra pistolete të mbushura me fishekë

5.Një armë zjarri e llojit automatik model 56 me krëhër të vendosur dhe fishekë në fole

6.Katër krëhëra të tjerë automatiku të mbushura me fishekë

7.Një fishek model 56 i paplasur

8.Gjashtë gëzhoja armë zjarri model 56

9.Dy palë gërshërë për prerje hekuri

10.Një aparat me ngjyrë të zezë që shërben për bllokimin e valëve të telefonit.

11.Një aparat telefonik

12.Një automjet Furgon

13.Një maskë plastike

(Kosova Sot)