Goditje e rëndë për Thaçin dhe Haxhiun: Ja pse e sulmojnë Gjermaninë, korrierit të UDB-së iu prishën planet për...

  • 28 April 2019 - 14:02
Goditje e rëndë për Thaçin dhe Haxhiun: Ja pse e sulmojnë Gjermaninë, korrierit të UDB-së iu prishën planet për...

Gjatë ditës së nesërme do të mbahet Samiti i Berlinit i thirrur nga kancelaria gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emanuel Makron ku do të mblidhen liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimorë.

E rëndësi të posaçme pritet të ketë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Por, në Kosovë në prag të këtij Samiti, presidenti Thaçi, i ndihmuar edhe nga Baton Haxhiu kanë filluar ta sulmojnë ashpër Gjermaninë, që sipas analistëve është shteti që po mbron kufijtë e Kosovës. 

Analistët tonë se nesër në Berlin, do të marrë goditjen përfundimtare nesër Hashim Thaçi dhe piunët e tij ne Berlin lidhur me ndarjen e Kosovës.

Analisti politik, Faik Krasniqi në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, thotë se kancelarja Angel Merkel është kundërshtarja më e fuqishme e lëvizjes së kufijve.

Image
Faik Krasniqi

“Kur dihet se kancelarja Angel Merkel, është kundërshtarja më e fuqishme e lëvizjes së kufijve, në Samitin e Berlinit që pritet te mbahet me 29 prill, do të varroset njëherë e përgjithmonë ideja e Thaçit, Vuciqit dhe Ramës për shkëmbim territoresh. Gjermania është superfuqia më e madhe në Evropë, dhe vendimet e saj janë përfundimtare kur ka të bëj me shtete të Evropës”, shprehet Krasniqi për “Kosova Sot”.

Sipas tij, kjo është edhe arsyeja kryesorë pse Thaçi dhe Haxhiu janë hedhur në sulm drejt Gjermanisë.

“Sulmet e Thaçit dhe Baton Haxhiut drejt Gjermanisë vijnë për këtë arsye, sepse ideja e tyre për ndarje të Kosovës nuk do të zbatohet edhe në praktikë. Baton Haxhiu shkoi aq larg sa sulmoi ashpër Gjermaninë. Kush është Baton Haxhiu ta sulmoi një shtet mik të Kosovës si Gjermania, e cila pas SHBA-së ishte kyqe për çlirimin e Kosovës. Mjafton t'i kujtojmë Tornadot gjermane që sulmuan pandërprerë Serbinë. Por, korrierit të UDB-së, Baton Haxhiut, ju prishën planet për copëtimin e Kosovës, sepse Gjermania u bë pengesë”, përfundoi për gazetën “Kosova Sot”, analisti politik Faik Krasniqi.

(Kosova Sot)