Zjarr dhe tym pranë Aeroportit Heathrow në Londër – një dëshmitar ka thënë se “banesa e tij është lëkundur nga shpërthimet”

  • 28 April 2019 - 17:33
Zjarr dhe tym pranë Aeroportit Heathrow në Londër – një dëshmitar ka thënë se “banesa e tij është lëkundur nga shpërthimet”

Disa shpërthime raportohet të jenë dëgjuar në një vend industrial pranë Aeroportit Heathrow në Londër, ku është parë tym i zi që dilte nga një zjarr masiv.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, disa makina të zjarrfikësve janë parë duke u përballur me flakët.

Policët po ashtu janë në vendin e ngjarjes, pasi është bërë mbyllja e disa rrugëve në vendin e quajtur Hillingdon – i cili fillimisht ishte raportuar si një “depo”.

Një dëshmitar citohet të ketë thënë: “Banesa ime po lëkundej nga shpërthimet”.

Ndërkohë, siç shkruan DailyStar, Hekurudhat Kombëtare kanë konfirmuar se shërbimet e trenave mund të “vonohen ose anulohen”.

Gjithashtu dëshmitarë të tjerë kanë raportuar se kanë dëgjuar “qartë tingujt e shpërthimeve” në flakën që është pranë vijës hekurudhore. 

(Kosova Sot)