Policia jep detaje nga aksidenti në Podujevë ku vdiq një person

  • 29 April 2019 - 12:16
Policia jep detaje nga aksidenti në Podujevë ku vdiq një person

Policia raporton se mbrëmë në fshatin Bajqinë të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku ku raportohet se një person duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia dyshohet se ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge.

Si pasojë lëndime trupore ka pësuar një person,  i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima.

 Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për  obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot)