E tërë Gjermania po e kërkon këtë kosovar, ja arsyeja

  • 30 April 2019 - 12:30
E tërë Gjermania po e kërkon këtë kosovar, ja arsyeja

Policia në Gjermani kanë publikuar fotografitë e Kushtrim Hotit, kosovar 21 vjeçar që po dyshohet se ka mbytur me makinë një grua, derisa ishte duke garuar me makinë.

Siç shkruajnë mediat gjermane, Policia dhe prokuroria e vendit Moers, i kanë publikuar fotografitë e Kushtrim Hotit, dhe të dhënat e tij, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e tij. 

Pasi që u shkaktua aksidenti me fatalitet, Kushtrim Hoti u arratis nga vendi dhe prokuroria gjermane thonë se tashmë kanë lëshuar edhe urdhër arrës ndërkombëtar, shkruan Der Tagesspiegel.

Gara me makina që merrte pjesë Kushtrim Hoti, policia thanë se ishte organizim ilegal.

Image

(Kosova Sot)