Zeqa: Shpend Ahmeti është bërë de-facto kryetar i krimit të organizuar në kryeqytet
“Avazi i degradimit të Prishtinës me Shpend Ahmetin nuk ka të ndalur, ashtu siç nuk ka të ndalur sundimi i nëntokës kriminale në kryeqytet, gjegjësisht i shitjes së lejeve të ndërtimit nga grupi kriminal i klanit "Pronto" dhe "Coca Cola Zero".
Me të marrë mandatin e parë në maj të vitit 2014 si kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti me lehtësi kishte pranuar kushtet e mafisë ndërtimore në Prishtinë, duke u bërë de-facto kryetar i krimit të organizuar në kryeqytet, i cili zanafillën e kishte nga vitet 2001-2002, por jo edhe kryetar i qytetarëve dhe qytetërimit që zbatojnë ligjin dhe respektojnë rregullat e shtetit demokratik”, tha Florim Zeqa për “Kosova Sot”.
(Kosova Sot)