Policia franceze hedh gaz lotsjellës në protestat e 1 Majit në Paris

  • 01 May 2019 - 16:04
Policia franceze hedh gaz lotsjellës në protestat e 1 Majit në Paris

Policia franceze ka hedhur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit e maskuar në qendër të Parisit të mërkurën.

Mijëra francezë e shfrytëzuan Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve për të protestuar kundër politikave të presidentit Emmanuel Macron.

Sindikatat e punëtorëve dhe të ashtuquajturit protestues jelekverdhë dolën në rrugë në mbarë Francën vetëm disa ditë pasi presidenti Macron prezantoi propozimin për një varg politikash, përfshirë zvogëlimin e taksave për rreth 5 miliardë euro.

Një dëshmitar tha se policia speciale ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve të maskuar, të cilët u vendosën përballë grupit të protestuesve nga sindikatat e punëtorëve.

Disa protestues të maskuar dhe disa jelekverdhë u kundërpërgjigjën ndaj gazit lotsjellës përmes hedhjes së objekteve të ndryshme mbi policinë.

Policia franceze paralajmëroi të martën se më 1 maj mund të ketë përleshje me grupet e ekstremit të majtë pas thirrjeve të radikalëve në rrjetet sociale për të dalë në rrugë.

Autoritetet thanë se presin që rreth dy mijë anëtarë të këtyre grupeve të Francës dhe vendeve tjera të Evropës të marrin pjesë në protesta në Ditën e Punëtorëve, ndërsa policia deri tash i ka arrestuar 88 njerëz, shkruan “Reuters”.

(Kosova Sot)