“Ose ne ose të dashurën turke”-Prindërit shqiptarë në Gjermani godasin me thikë të birin. Hetuesit zbulojnë kronologjinë e ngjarjes

  • 02 May 2019 - 07:58
“Ose ne ose të dashurën turke”-Prindërit shqiptarë në Gjermani godasin me thikë të birin. Hetuesit zbulojnë kronologjinë e ngjarjes

“Mikesha e lindur në Turqi, nuk ishte e përshtatshme për djalin e tyre, prandaj ata vendosën për vdekjen e tij”, kështu thotë Prokuroria.


Çifti shqiptar banues në Gjermani nuk kanë rënë dakord me të dashurën e re të djalit të tyre 20 vjeçar dhe kanë tentuar ta vrasin. Por, në fund kanë plagosur lehtë djalin e tyre.

Tani, prindërit janë ulur në bankën e të akuzuarve. Përpjekja për vrasje dhe lëndime të rrezikshme trupore, janë dy akuzat e ngritura nga prokuroria për Xhezmi A. 51 vjeç dhe gruan e tij Lefterie A., 46 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur më 4 nëntor të vitit të shkuar në Onckentraße në Frohnhausen. Babai thuhet se ka ndjekur me thikë kuzhine djalin e tij rreth orës 10 të darkës, por e ka qëlluar sipërfaqësisht.

Dy kushërinj të të rinjve thuhet se kanë ndërhyrë, duke penguar babain shqiptar, shkruan gazeta gjermane “Westdeutsche Allgemeine Zeitung (WAZ)”. Kur ata e liruan, burri ka kërcënuar me vdekje të birin.

Krenaria kombëtare kundër turqve duket se është motivi shkruan gazeta, duke shtuar se nuk problem fetar por kombëtar.

20 vjeçarja është gjermane me rrënjë turke, ndërsa shqiptari është nga një fshat i banuar me shqiptarë në Maqedoni.

Refuzimi

Në fillim të vitit 2018, djali i ka prezantuar në shtëpi familjes të dashurën e tij të re. Fillimisht, marrëdhënia me prindërit me djalin kishte qenë e mirë, por më pas kishte ndryshuar rrënjësisht, shkruan gazeta gjermane.

Ata i kërkuan djalit të tyre: “Ose lër atë, ose prindërit”. Djali vendosi të qëndronte me vajzën, ndërsa prindërit ndërmorën veprime të tjera

Babai e ka kërcënuar 20 vjeçaren me vrasje nëse nuk e linte djalin, ndërsa 20 vjeçari u godit në fytyrë me një mori çelësash.

Një herë tjetër, babai kaloi me makinë pranë dy të rinjve që ishin gjithashtu me makinë. Aty sulmoi me thikë pranë stacionit S-Bahn Frohnhausen.

Trupi gjykues ka planifikuar gjashtë seanca për të qartësuar rastin. Xhezmi A., nuk thotë asgjë tani, ndërsa avokati i gruas thotë se ajo është e pafajshme.

(Kosova Sot)