Dokumentari për krimet serbe në Gjakovë u shfaq para miliona njerëzve në Amerikë

  • 02 maj 2019 - 16:05
Dokumentari për krimet serbe në Gjakovë u shfaq para miliona njerëzve në Amerikë

 Gazetari i mirënjohur amerikan Scott Pelley i televizionit CBS ka realizuar një dokumentar për krimet serbe në Gjakovë. Gazetari është fokusuar më shumë te krimet që Serbia i kreu në qytetin e Gjakovës.

“Në natën e parë të bombardimeve të NATO-s, serbët filluan spastrimin e Gjakovës. Këtu policia serbe dogji qendrën e vjetër të qytetit, duke djegur dyqanet dhe shtëpitë e shqiptarëve kosovarë. Shqiptarët që ishin fshehur në bodrumet e tyre u nxorën zvarrë në rrugë dhe u ekzekutuan. Të tjerë u dogjën të gjallë”, thuhet në dokumentar.

Sot qyteti i Gjakovës është shndërruar në një varr masiv. Çdo ditë, gjatë gjithë ditës, familjet vijnë për të gjetur të vdekurit. Në varrezat, ata tërheqin trupa të panjohur nga toka, një nga një, duke kërkuar për një motër, një nënë, një baba, një mik. Nasmi Hoxha po kërkon vëllanë e tij më të vogël…

 

 

(Kosova Sot Online)