Të gjitha që duhet ti dini për zgjedhjet e Parlamentit Evropian

  • 02 May 2019 - 16:51
Të gjitha që duhet ti dini për zgjedhjet e Parlamentit Evropian

Votimi për Parlamentin Evropian shpesh konsiderohet si e zakonshme por me Brexitin dhe rritjen e popullizmit, këtë vit mund të jetë befasi.

Mes 23 dhe 26 majit, miliona njerëz do të zgjedhin se kush do ti përfaqësojë ata në Parlamentin Evropian. Instituti i Parlamentit të Bashkimit Evropian zgjedhet direkt nga votat e qytetarëve që janë 18 vjet e më të moshuar.

Bashkimi Evropian shpesh konsiderohet si një trup teknokratik dhe i panjohur- diku në mes të një shteti-komb dhe një organizate ndërkombëtare siç janë Kombet e Bashkuara. Shumë kanë humbur besimin në aftësinë e BE-së për të përmirësuar jetët e tyre.

Por me rrezikun e Brexitit dhe rritjen e nacionalizmit e popullizmit ky vit i zgjedhjeve një ngjarje politike që ndodhë çdo 5 vjet shihet nga shumë kush si vendimtare për të ardhmën.

Ja çka duhet të dini për këto zgjedhje

Çka është Parlamenti Evropian dhe si do të funksionojnë zgjedhjet?

Parlamenti Evropian është Dhoma e Ulët në degën legjislative të Bashkimit Evropian. Nuk mund të propozojë ligje pasi që është kompetencë e Komisionit Evropian ose të vendosë për bugjet siç mund të bëjë një parlament normal. Por të gjitha ligjet e Bashkimit Evropian duhet të aprovohen nga shumica e deputetëve të Parlamentit Evropian dhe pastaj të zbatohen nga 28 shtetet anëtare.

Në fillim fuqia e Parlamentit Evropian ishte e kufizuar. Por me rritjen e Bashkimit Evropian, shtetet anëtare ndanë më shumë përgjegjësi, Parlamenti Evropian u bë legjislator së bashku me Këshillin Evropian.

Zgjedhjet mbahen në nivel nacional dhe respektojnë traditat elektorale të njëra tjetrës. Britanikët dhe Holandezët do të votojnë të parët më 23 maj, pasuar nga Irlandezët më 24 maj, Maltezët, Latvinët dhe Sllovakët më 25 maj. Pjesa më e madhe e shteteve do të votojnë më 26 maj të dielën. Mosha minimale për të votuar është 18 vjet, përveç në Austri dhe Maltë ku mosha minimale është 16.

Janë gjithsej 751 ulëse, por ky numër do të zvogëlohet në 705 pasi Britania do të del nga BE-ja.

Secili shtet anëtar është i përfaqësuar me një numër të caktuar të përfaqësuesve, ose anëtarëve të Parlamentit Evropian varësisht nga numri total i popullsisë së tyre.

Gjermania si shteti anëtar me numrin më të madh të popullsië, do të dërgojë 96 anëtarë të Parlamentit Evropian në Bruksel, përderisa Malta dhe Luksemburgu do të zgjedhin vetëm 6.

Secili shtet voton në parimin e përfaqësimit të barabartë, që do të thotë se secila parti ose listë e kandidatëve merr numrin e votave barabartë me votën e shpërndarë.

Një parti duhet të fitojë së paku 5 përqind të votave në shtetin përkatës për të hyrë në Parlamentin Evropian.

Janë gjithsej 8 grupe politike në Evropë që anëtarët e Parlamentit Evropian mund të ju bashkohen.

Duhet 25 anëtarë të Parlamentit Evropian nga 7 shtete të ndryshme për të formuar një grup politik.

Dy grupet më të mëdha janë Partia Evropiane Popullore e qendrës së djathtë dhe Social Demokratët e qendrës së majtë. Krahu i djathtë euroskeptik Konzervatorët dhe Reformatorët Evropianë janë grupi i tretë më i madh.

Presidenti aktual i Parlamentit Evropian Antonia Tajani një Italian është me Partinë Popullore Evropiane.

Pse zgjedhjet e vitit 2019 janë të rëndësishme

Janë dy faktorë. I pari është se votimet do të bëhen në mes të Brexitit, që shënon herën e parë që një shtet lë Bashkimin Evropian.

“Është një ndjenjë urgjence, Evropa është duke shkuar drejtë një krize ekzistenciale”, tha Amandine Crespy profesor i studimeve evropiane në Universitetin Libre në Bruksel.

Faktori i dytë është se votimet mund të jenë të përçarëse përshkak të pritjes së rrijes së një force anti Evropiane ose euroskeptikët.

“Ato parti kundërshtojnë parimin demorkatik të Bashkimit Evropian dhe dëshirojnë ta ndryshojnë nga brenda” tha Sylvain Kahn, profesor i studimeve evropiane në Paris.

Sipas Shahin Vallee, një hulumtues në Institutin Evropian LSE ata do të vendosin një ton të debateve evropiane për 5 vitet e ardhshme.

“Në maj, ne do të jemi në gjendje të tregojmë se çfarë drejtimi do të marrë Bashkimi Evropian për një numër të madh çështjesh, nga rregullimi i kompanive gjigande teknologjike tek qendrimi ndaj Kinës dhe sigurisht politikat e emigracionit. (Kosova Sot Online)