Çfarë pritet të ndodhë sot në Kosovë

  • 03 maj 2019 - 07:32
Çfarë pritet të ndodhë sot në Kosovë

Mbahet konferenca e dytë për Mjekësinë Emergjente Sportive. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 09:00)

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) do të shënojë Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 09:30)

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pret në takim presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 10:00)

Fillojnë punimet në zgjerimin e rrugës nacionale Nadakovc – Smrekonicë. (Tek semaforat në hyrje të Vushtrrisë, ora 10:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala mban mbledhje, ku të ftuar janë ministrin i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe kryetari i Bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi. (Kuvendi i Kosovës, Salla N225, ora 10:00) 

Me rastin e shënimit të 3 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, studentët e Degës së Gazetarisë në UP bëjnë prezantimin e të gjeturave nga analiza e teksteve shkollore. (Fakulteti i Filologjisë, salla e Dekanatit, ora 10:00)

Mbahet ceremonia e përurimit  të “Dhomës së dëshmive të IPK-së”. (Ndërtesa e IPK-së në Hajvali, ora 10:00)

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) shënon Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:30)

Mbahet ceremonia e nënshkrimit të protokollit të Manifesta 14 – bienalja evropiane e artit bashkëkohor. (Modelariumi i Arkitekturës, prapa MASHT-it, ora 10:45)

Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon vizitë pune në kompaninë “ELKOS”. (Objekti i kompanisë në Zahaq, Pejë, ora 11:30)

Hapet Panairi i librit në Prizren. (Libraria “Altera” në Abi Çarshia, ora 12:00) 

Komisioni Hetimor Parlamentar për ndriçimin e çështjes së shtetasve turq, interviston shefin e AKI-së, Shpend Maxhuni. (Kuvendi i Kosovës, salla C 203, ora 12:00)

Mbahet protestë para shkollës “7 Marsi” në Prishtinë, në shenjë solidarizimi për mësuesen Vlora Paci, e cila pësoi lëndime  nga një prind i po kësaj shkolle. (Ora 12:30)

Mbahet takimi i Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore. (Kuvendi i Kosovës, Salla N 303, ora 13:00)

Delegacioni i komunave të Arbëreshëve të Italisë viziton Ministrinë e Mbrojtjes. (Ora 13:00)

Fillojnë punimet në rrugën Babush – Tërn – Luboc – Koshare – Slivovë. (Fshati Babush i ri, ora 13:00)

K2.0 lanson kampanjën “Jo Pyetje Pa Përgjigje”. (Hapësirat e Kosovo 2.0, ora 13:00)

Kryetari i LLD-së, Isa Mustafa mban mbledhje me kryetarë të degëve të LDK-së. (Selia qendrore e LDK-së, ora 14:00. Në ora 15:30 Mustafa flet për media)

Manifestimi “Ditët e Agimit”  vazhdon me zbulimin e mozaikut të Agim Ramadanit, bërë me gëzhoja plumbi, nga i riu Besart Gashi. (Në qendër të Gjilanit,  ora 14:00)

Mbledhje e veçantë në Kuvendin e Kosovës për delegacionin e komunave të Arbëreshëve të Italisë. (Ora 15:00)

Manifestimi “Ditët e Agimit” vazhdon me tubimin qendror “I këndojmë Agimit”. (Zhegër, ora 16:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj organizon pritje për delegacionin e komunave të Arbëreshëve të Italisë. (Hotel “Emerald”, ora 20:00)

(Kosova Sot Online)