Ambasadori kinez ka një kërkesë të çuditshme për Erdoganin

  • 03 May 2019 - 08:26
Ambasadori kinez ka një kërkesë të çuditshme për Erdoganin

Sa më shumë turq që e mësojnë gjuhën kineze, aq më shumë hapen rrugë për të forcuar bashkëpunimin mes dy kombeve, sipas ambasadorit kinez në Turqi.

“Shpresoj që sa më shumë turq mësojnë kinezisht, çdo ditë e më shumë do të kontribuojnë për të përforcuar bashkëpunimin mes dy vendeve”, tha Deng Li gjatë ceremonisë së hapjes së një konkursi kinez në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme (METU) në Ankara, raporton Anadolu Agency.

Ai falënderoi mësimdhënësit dhe akademikët që morën pjesë në këtë konkurs.

Ky konkurs u përkrah nga Ambasada kineze dhe u organizua nga METU dhe Institute Confucius i Universitetit.

(Kosova Sot)