Gazetarja serbe e bën shqiponjën me duar, çmendet Serbia

  • 03 May 2019 - 09:29
Gazetarja serbe e bën shqiponjën me duar, çmendet Serbia

Vera Rankovic, korrespodente e redaktore e dikurshme e televizionit shtetëror serb RTS, ndërsa tash artiste, ka publikuar në profilin e saj në Facebook një fotografi, në të cilën i mba duart e vëna në formë të shqipnjës dykrerëshe, simbolit shqiptar.

Ajo këtë veprim e ka bërë në shenjë mbështetjeje të pronarit të furrës “Roma”, i cili për shkak se një punëtor i tij e ka treguar këtë shenjë është gjendur në mesin e huliganëve.

Image

 

“Kjo është përgjigja ime fashistëve nga Borça.

Ftoj të gjithë ata të cilët janë neveritur nga ajo që i ka ndodhur bashkëqytetarit tonë që këtë ta shprehni në këtë mënyra”, ka shkruar ajo pranë fotografisë së vënë në Facebook, transmeton gazeta “Blic” në portalin e saj në internet.

(Kosova Sot)