Para lajmëron KFOR-i: Do të ketë lëvizje të trupave nëpër Kosovë

  • 04 May 2019 - 21:28
Para lajmëron KFOR-i: Do të ketë lëvizje të trupave nëpër Kosovë

KFOR-i ka njoftuar se po vazhdon stërvitjet për të qenë i gatshëm dhe të garantojë siguri për të gjithë njerëzit në Kosovë. Lëvizjet e fundit të trupave të KFOR’it në vend kanë nxitur reagime e shpesh janë parë edhe si paralajmërim i ndonjë tensionit.

E, ushtrimet e radhës, KFOR ka vendosur që paraprakisht t’i lajmërojë përmes një njoftimi në rrjetet sociale, duke treguar se gjendja në vend është krejt normale.

‘Në ditët e ardhshme do të ketë disa lëvizje të trupave të KFOR-it në pjesë të ndryshme të Kosovës. Kjo është vetëm një stërvitje normale e zbarkimit dhe procedurave. Situata mbetet nën kontroll, pa asnjë shenjë kërcënimi të mundshëm”, thuhet në shkrimin e postuar në “Facebook”, të KFORI-it.

Para një muaji, në veri të Mitrovicës ka pasur reagime për shkak se në kuadër të një lëvizjeje të KFOR’it në këtë zonë ishin pjesëmarrës edhe ushtarët e Shqipërisë. Emblemat në uniformat e tyre janë përshkruar si provokim nga mediat serbe.

(Kosova Sot Online)