22 vjeçari amerikan arrestohet në Itali, dyshohet për vrasjen e një italiani

  • 04 May 2019 - 23:28
22 vjeçari amerikan arrestohet në Itali, dyshohet për vrasjen e një italiani

Një 22 vjeçar, shtetas i SHBA-së, është arrestuar të shtunën nën dyshimin e vrasjes së pronarit të një dyqani, në një qytezë afër Romës.

Trupi i Norveo Fedeli, 74 vjeçar, u gjet në dyqanin e tij të rrobave “Viterbo” të premten. Policia tha që sipas hetimeve të tyre, personi ishte goditur vazhdimisht në kokë me një mjet të rëndë, raporton Euro News.

Në pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, shfaqin një djalë të ri i cili ka të vendosura syze dielli. Ai po qëndronte në atë qytezë si turist, dhe u arrestua gjatë kohës sa po hante mëngjes në hotelin e tij, ku po qëndronte.

Policia e ka identifikuar atë, me emrin Michael Aaron Pang, duke thënë se ai është i lindur në Korenë Jugore, me shtetësi amerikane. Në konferencë për shtyp, policia i tha mediave se kuleta dhe kredit kartela e viktimës ishin gjetur në dhomën e të dyshuarit.

Mediat italiane thanë se i dyshuari po qëndronte në Itali për më shumë se dy muaj dhe kishte shkuar në dyqanin e rrobave për t’i blerë disa rroba të cilat i kishte porositur.

(Kosova Sot)