Presidencialet në Maqedoni, numërohen mbi 93 për qind e votave

  • 05 May 2019 - 22:15
Presidencialet në Maqedoni, numërohen mbi 93 për qind e votave

Në Maqedoninë e Veriut sot qytetarët kanë votuar në rrethin e dytë të zgedhjeve për presidentin e ri të vendit.

Nga rreth 93,31% e kutive të numëruara deri më tani, ose e përthyer në vota 756.961 të tilla, po fiton kandidati i mazhorancës, Stevo Pendarovski me 52,24 për qind (395.416 vota).

Kandidatja e opozitës, Gordana Siljanovska, ka 44,19% për qind (334.508 vota).

(Kosova Sot)