Prishtinë: Dhunë në familje, arrestohen dy persona

  • 06 May 2019 - 10:23
Prishtinë: Dhunë në familje, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi që të njejtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete.

Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje familjare janë përleshur fizikisht në mes vete. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)