Prishtinë: Familjarët përleshen mes vete, arrestohen dy persona

  • 06 May 2019 - 10:58
Prishtinë: Familjarët përleshen mes vete, arrestohen dy persona

Policia në Prishtinë ka arrestuar dy persona pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje familjare janë përleshur fizikisht në mes vete.

Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)