Kemi qindra Al Capone, gangsterët tanë qeveritarë nuk janë...

  • 07 May 2019 - 10:21
Kemi qindra Al Capone, gangsterët tanë qeveritarë nuk janë...

Daut Dauti si pjesë e hulumtimeve në Univeristetin e Britanisë së madhe, ka reaguar në rrjetin social ‘Facebook’ me ç’rast ka postuar një fotografi me të cilën tregon gjendjen e njerëzve të varfër që kanë qenë në Chicago, shkruan “Kosova Sot Online”

Këtë foto ai e krahason me gjendjen e qyteteve të Prishtinës, Tiranës dhe Shkupit ku qeveritë e po këtyre shteteve kanë mjaftë njerëz si Al Capone të cilët janë kriminel mirëpo nuk po bëjnë asgjë sikurse ai që bëri për vendin e tij.

Postimi i plotë:

“Kjo fotografi është e vitit 1931 që tregon radhën e njerëzve të varfër dhe të papunë duke pritur për të ngrëne e pirë falas në këtë restorant apo gjelltore në Chicago të cilin e ka hapur gangsteri apo kryebanditi amerikan, Al Capone (1899-1947).

Al Capone gjatë krizës amerikane, pos këtij restoranti, ka ndihmuar edhe në strehimin e njerëzve të varfër dhe ka dhënë donacione të konsiderueshme në këtë drejtim. Natyrisht, dihet arsyeja pse ky gangster apo kryekriminel amerikan është treguar humanitar.

Sa për krahasim, sot në qeveritë tona (Prishtinë, Tiranë dhe Shkup) ne kemi qindra Al Capone por asnjëri prej tyre nuk ofron ndihmë apo donacione për të varfërit dhe të papunët e shumtë që po shtohen dita ditës. Pra, Al Capone po del humanitar i madh në krahasim me këta tanët që i kemi në qeveri. Madje, Al Capone e ka mbajtur edhe burgun dhe e ka kryer borxhin ndaj shoqërisë kurse këta tanët asnjë nuk ka shkuar në burg.

Siq po shihet, gangsterët tanë qeveritarë nuk janë humanitarë aspak.”

Image

(Kosova Sot Online)