Shpërthen Badallaj: Matrapazët dhe kuislingët nuk mund të bëjnë Gjykatë Speciale!

  • 07 May 2019 - 15:57
Shpërthen Badallaj: Matrapazët dhe kuislingët nuk mund të bëjnë Gjykatë Speciale!

Iniciativa e nisur për formimin e Tribunalit të për krimet që Serbia ka kryer në Kosovë, me një rezolutë në pritje për votim në Kuvendin e Kosovës, po vazhdon të kritikohet si e vonuar, jo serioze, por madje edhe e pa realizueshme nga kjo kastë politike, nga shumica e analistëve politik në vend.

Sipas analistit Reshat Badallaj kjo lojë është kulmi i turpit që bëjnë të dështuarit në të gjitha proceset që i kanë nisur deri më tani.

“E them dhe pyes seriozisht se cili shqiptar që ka gjak shqiptari do të ju besonte Hashim zezës,Edvin kanabisit, Kadri TOPUZIT, Baton Stanishiqit, këlyshit të UDB-ës serbe? Fjalën e kam për shqiptarët e vërtetë kudo qofshin, nuk e kam fjalën për ata langonj, zagarë, sahanlëpirës të kësaj bande hajnash, që u buron gjaku ujë. Këta zagarë dhe langonj po e them me plot gojën, dje,sot, e nesër hanë e do të hanë e do të pinë dhe do të bëjnë sallamadi me serbianët që jua ka përgatitur konakun dhe çanaukun e Shumadisë, ai langoi e Zoran Stijeviqit, Batoni dhe këta po bëkan Gjykatë Speciale, për krimet Serbe dhe të kriminelëve më të egër dhe më të pistë në rruzullin tokësor, pushkagjinjtë serbian, pas 20 e ca viteve. Jo, ky grup banditësh kurrë nuk folën ose e përmendën se në Kosovë nevojitet një Gjykatë e tillë dhe lëre më ta formojnë. Mjerë ata qe nuk i njohin thellë mirë këta banditë shkuar banditëve”, tha Badallaj për Kosova Sot Online.

“Pra është për të ardhur keq për qytetarët se si u tallën kjo kope kryebanditësh pas njëzetë viteve që kurrë nuk u përpoqën dhe nuk u interesuan për qytetarët e Kosovës, përfshirë të vrarët, të pagjeturit,të plaçkiturit, dëmet e luftës, të dhunuarat, por vraponin pas hajnisë si langonjtë pas kockave dhe korbat pas kufomave të vdekura, dhe nga leckamanët u bënë për një kohë të shkurtër super milionerë”, ka thënë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Para se të kërkojnë Gjykatë për krimet serbe, Badallaj thotë se këta duhet ta bëjnë një gjykatë për krimet që po bëhen në Kosovën pjesë e të cilave janë edhe vetë këta. “ Këta matrapaz nuk do të ishte keq që të bëjnë një Gjykatë edhe kundër krye hajnave dhe gjakësorëve që mjerisht në Kosovë ka me bollëk; me bollëk që nuk do i zënë as burgjet dhe këtë do e përqafonte i madh e i vogël. Prandaj,duhet thënë kësaj bande ogurzezë:mos na shitni dushkun për gogla!”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )