Me sa vjet burg mund të dënohet Loredana për akuzat që janë bërë ndaj saj

  • 08 May 2019 - 11:22
Me sa vjet burg mund të dënohet Loredana për akuzat që janë bërë ndaj saj

Reperja Loredana po akuzohet për mashtrim dhe vjedhje të parave nga një çift zviceran.

Lorenda është arrestuar nga policia zvicerane, pasi një çift nga Zvicra po e akuzon se ajo i ka mashtruar ata për t’i marrë një shumë të madhe parash, duke i personifikuar si një person tjetër, e madje edhe duke i kërcënuar për t’i dhënë paratë

Bëhet fjalë për Petran (52 vjeçe) dhe Hans Z. (53 vjeç), të cilët janë futur në borxh të thellë dhe kanë humbur pasurinë e tyre.

Në këto akuza, të cilat Petra i ka bërë në korrik të viti 2018, Loredana dhe vëllai i saj Berat akuzohen për mashtrim, zhvatje, detyrim dhe kërcënim.

E për këto akuza, Loredana Zefi mund të dënohet me burgim deri në 5 vjet, ose me gjobë.

Ndërsa sa i përket vëllait të saj, Beratit, sipas ligjit atij nuk i takon ndonjë dënim pasi që Petra i ka dhënë paratë hua atij në mënyrë vullnetare.

Petra dhe Berati janë takuar në një rrjet social dhe prej atëherë janë shoqëruar, derisa Berati është prezantuar me një emër të rrejshëm. Më pas ai i ka kërkuar 87 mijë franga Petras, si hua pasi, sipas historisë së tij, nëna e tij ka pasur nevojë për një transplant të veshkës dhe operacioni në Zvicër kushtonte shumë.

Në total, Loredana dhe Berati po akuzohen se i kanë marrë çiftit 700 mijë franga 

(Kosova Sot Online)