Merkel dhe Macron duan t`i japin shtysë të re dialogut Kosovë-Serbi

  • 08 May 2019 - 11:56
Merkel dhe Macron duan t`i japin shtysë të re dialogut Kosovë-Serbi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron duan që të japin një shtysë të re në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, e cila është duke u zhvilluar nën kujdesin e Bashkimit Evropian.

Kështu i kanë thënë gazetës malazeze “Pobjeda” nga kabineti i kancelares Angela Merkel.

Gjermania dhe Franca ishin nikoqir të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në takimin e mbajtur javën e kaluar në Berlin, ku u diskutuar për vazhdimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Të pyetur pyetën nëse përfshirja direkte e Gjermanisë dhe Francës në zgjidhjen e problemit të Kosovës do të thotë se këto vende nuk janë të kënaqura me veprimet e Bashkimit Evropian, një zëdhënës i qeverisë gjermane ka thënë se të dyja vendet mbështesin vazhdimin e dialogut.

“Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti Emmanuel Macron shprehën mbështetje të plotë për dialogun mbi normalizimin midis Serbisë dhe Kosovës. Ata duan të japin një moment të ri për procesin që zhvillohet në ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”, i kanë thënë “Pobjedës” nga qeveria gjermane.

Nga ana tjetër, zëdhënësja e BE-së Maja Koçijançiq theksoi ditë më parë se shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini mbetet e vetmja ndërmjetësuese në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, transmeton Klan Kosova.

Kocijançiq i bëri këto deklarata pas raportimeve se Berlini dhe Parisi mund të angazhoheshin aktivisht në të gjithë procesin.

Ajo ka shtuar se mirëpret çdo përfshirje në mbështetje të dialogut që lehtëson BE-ja, duke përfshirë edhe takimin e mundshëm të ri dhe theksoi se Mogherini e kryer misionin e saj.

“Siç është thënë, si Presidenti Macron dhe Kancelarja Merkel mbështesin plotësisht procesin e normalizimit me ndihmën e Bashkimit Evropian”, përfunduan shkurtimisht nga qeveria gjermane.

Merkel dhe Macron morën iniciativën në Ballkanin Perëndimor në një kohë kur në Evropë në gjysmën e dytë të majit po përgatiten zgjedhjet për shkak të të cilave kapaciteti i institucioneve të Brukselit është ulur ndjeshëm.

Temë kyçe e takimit të 29 prillit që u mbajt në Berlin ishte dialogu Kosovë-Serbi.

(Kosova Sot Online)