Pëson atak kardiak duke drejtuar mjetin, humb jetën 30- vjeçari

  • 08 May 2019 - 19:10
Pëson atak kardiak duke drejtuar mjetin, humb jetën 30- vjeçari

Sot rreth orës 17.45, në Bulevardin “Gjergj Fishta”, shtetasi S.V, 30 vjeç, duke drejtuar mjetin dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë.

Shtetasi S.V,  ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë  të rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht ngjarja dyshohet aksidentale.

(Kosova Sot)