Mediat serbe e bëjnë përrallë: Vuçiq arriti në Tiranë në një situatë plot tensione

  • 08 May 2019 - 22:42
Mediat serbe e bëjnë përrallë: Vuçiq arriti në Tiranë në një situatë plot tensione

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mbërritur në kryeqytetin e Shqipërisë, në mbrëmjen e së mërkurës, për të marrë pjesë në një takim të udhëheqësve të rajonit.

Në Tiranë, Vuçiq ka arritur në një situatë plot tensione, shkruajnë mediat e Serbisë.

Për këtë, ato përmendin protestën e Lëvizjes Vetëvendosje, që u organizua atje, për shkak të pranisë së Vuçiqit dhe Millorad Dodikut të Republikës Srpska.

Gjithashtu, përmendin edhe postimin e Hashim Thaçit, pas takimit me nikoqirin, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku presidenti i Kosovës foli për fshirjen e kufijve mes dy  vendeve.

“Sapo zhvillova një takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku mes tjerash biseduam për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike”, ka thënë Thaçi.

Ndaj kësaj deklarate të Thaçit ka reaguar shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, i cili e ka quajtur atë “provokim të radhës”. 

(Kosova Sot Online)