Egzoni ia përplasë Shpendit: Kush e kërcënon marionetën e PDK-së dhe  Devollëve?!

  • 10 May 2019 - 16:57
 Egzoni ia përplasë Shpendit: Kush e kërcënon marionetën e PDK-së dhe  Devollëve?!

Anëtarët e lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar ta sulmojnë nga të gjitha anët kryetarin e komunës Shpend Ahmetin, pas deklaratës së tij se nuk mundet dhe nuk guxon t`i ndalon ndërtimet pa leje sepse e vrasin ose e fusin në burg. Duke ironizuar me një  mashtrim të tillë të Shpend Ahmetit para qytetarëve, aktivisti Egzon Azemi nga  VV-ja , subjekt politik që e ka kandiduar Ahmetin edhe në këtë mandate, ia ka zbuluar lakuriq rrenat e Ahmetit duke I rikujtuar  përmes një reagimi në llogarinë e tijë në facebok se  kur ishte kryetar I Prishtinës dhe në VV, ndërtimet pa leje u ndaluan dhe nuk u kërcënua nga askush Shpend Ahmeti, prandaj nuk dihet pse do të ishte tani aq I kërcënuar kur dihet që është edhe marionet I Devollëve.

Ky është postimi I Egzon Azemit në facebook:

E tha vet Shpendi: "Mi ndal ndërtimet pa leje, më vrajnë ose më fusin në burg."

Mandatin e parë se vrau askush, e burgu at'herë nuk përmendej perveç në ndonjë protestë. Tash po, sepse është marionetë e PDK-së dhe Devollëve, ka ngjy pak, tash lëpin shumë.

Thotë një thanje: Askush s'mundet me të kaleru nëse s'i përulesh.

(Kosova Sot Online )