Shteti i Arizonas, voton ligjin që e deklaron pornografinë si krizë publike shëndetësore

  • 10 May 2019 - 19:27
Shteti i Arizonas, voton ligjin që e deklaron pornografinë si krizë publike shëndetësore

Senati i shtetit të Arizonas, ka votuar rezolutën përmes të cilës e deklaron pornografinë si një krizë publike shëndetësore.

Ky ligj së pari ishte propozuar nga deputeti republikan, Michelle Udall, i cili bëri thirrje ligjvënësve që ta dënojnë pornografinë dhe ta shpallin atë krizë publike shëndetësore.

Senati e kaloi votën me rezultat 16-13, raporton ABC News.

Ligjvënësit të cilët e kanë kundërshtuar ligjin, nuk pritet që të marrin ndonjë masë tjetër për ta parandaluar atë. Madje në ligj shkruhet “pornografia krijon një ambient helmues seksual që dëmton pjesë të shoqërisë tonë”.

“Efekte të dëmshme përdoren në pornografi, duke ngjallur sjellje të rrezikshme seksuale, emocionale e mendore, dhe vështirësi në ndërtimin e karakterit” shkruhet në ligj.

Senatorët demokratë, që me shumicë ishin kundër, e cilësuan këtë ligj, si cenim ndaj lirisë së personit, dhe se sipas tyre ata duhet të fokusohen në ndalimin e reklamave, por jo tërësisht ndalimin e pornografisë.

(Kosova Sot online)