Ambasadori amerikan në Beograd: Turp që paradën në Nish e udhëhoqi një kriminel

  • 10 May 2019 - 19:42
Ambasadori amerikan në Beograd: Turp që paradën në Nish e udhëhoqi një kriminel

Ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott ka deklaruar se është një turp i madh që gjenerali i pensionuar serb, Vlladimir Llazareviq, të enjten në Nish e ka udhëhequr marshin “Regjimenti i Pavdekshëm”, gjatë paradës ushtarake, duke përkujtuar se Llazareviq është një kriminel i dënuar për krime lufte.

“Është turp që një kriminel i dënuar lufte të marshojë para atyre të cilët po përpiqen t’i nderojnë aleatët të cilët kanë vdekur duke luftuar për drejtësi dhe paqe në Evropë. Dita e Evropës, Vlerat e Evropës”, ka shkruar Scott në llogarinë e tij në Tëitter, duke e publikuar edhe fotografinë në të cilën shihet se si sekretari gjeneral i presidentit të Serbisë Nikolla Selakoviq është duke ia mbajtur pallton Llazareviqit.

Përndryshe, Llazareviq, cili ishte ish komandant i korpusit të Prishtinë dhe i Armatës së Tretë gjatë luftës në Kosovë, dhe është dënuar nga Tribunali i Hagës për krime kundër njerëzimit në Kosovë me 14 vjet burgim.

Ai u lirua në dhjetor 2015 në liri me kusht, pasi i kaloi më shumë se 10 vjet në burgun e Sheveningenit. Pas lirimit, në aeroport është pritur nga udhëheqësit shtetëror në Serbisë.

(Kosova Sot Online)