Reagon pas rrëfimit të Loredanës, gruaja zvicerane: Ajo nuk ka njerzillëk, paratë nuk janë dhënë aspak në mënyrë vullnetare

  • 11 May 2019 - 11:29
Reagon pas rrëfimit të Loredanës, gruaja zvicerane: Ajo nuk ka njerzillëk, paratë nuk janë dhënë aspak në mënyrë vullnetare

Prej disa ditësh këngëtarja Loredana Zefi ka qenë kryefjala e mediave, pas akuzave të bëra së fundmi ndaj saj.

Kujtojmë këtu se Zefi u arrestua para disa ditësh nga policia e Luzernit. Lajmi u bërë i ditur nga media "20 minuten", e cila ka shpalosur historinë dhe akuzat që rëndojnë mbi Loredanën.

Por pak orë pas lajmit të bujshëm u mor vesh gjithashtu se Loredana Zefi u lirua po atë mbrëmje që u arrestua pasi u mor në pyetje nga policia. Loredana akuzohet për vjedhjen e 900 mijë frangave, ku është shtirur edhe si vajza e një avokati të njohur zvicerian.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme, Loredana mbajti konferencë për mediat për akuzat e bëra së fundmi ndaj saj, ku pranoi se paratë janë marrë, por gjithmonë me dëshirën dhe vullnetin e palës tjetër, në këtë rast të gruas zviceriane.

Së fundmi në lidhje me deklaratat e këngëtares ka reaguar edhe gruaja që ka akuzuar Loredanën për mashtrim.

Ajo ka thënë se nuk ka mundur ta shikojë konferencën deri në fund.

Për median zvicerane ‘’20min.ch’’ ajo ka thënë:

Është mirë kur ajo është në rregull me paratë e mia. Unë jam në qiell. Kur e pashë të qeshurën superiore të Loredanas, nuk mund t’a shikoja më shumë. Ajo nuk ka njerzillëk. Paratë nuk janë dhënë aspak në mënyrë vullnetare. Ajo më terrorizonte mua dhe bashkëshortin tim.”

Po ashtu gruaja zviceriane 52-vjeçare ka thënë se është e habitur se si Loredana është lejuar të udhëtojë jashtë vendit.