Ndryshimi i kufijve, Berisha: Projekti ka nisur nga Xhorxh Soros në Beograd

  • 11 May 2019 - 18:13
Ndryshimi i kufijve, Berisha: Projekti ka nisur nga Xhorxh Soros në Beograd

Gjatë një fjale mbajtur të përpara studentëve demokratë evropianë, ish- kryeministri Sali Berisha u shpreh se ndryshimi i kufijve çon në luftë.

Sipas tij ky projekt është i fondacionit të Xhorxh Sorosit në Beograd.

“Keni dëgjuar të flitet për ndryshim kufijsh në Ballkan? Ju garantoj se nuk ka asgjë që çon drejt luftës. I kujt është projekti? Projekti i cili ka dy vite që përpiqet të shitet kudo është projekti i fondacionit të Hapur të Xhorxh Soros në Beograd”, tha ai.

(Kosova Sot Online)