I kërkon mikut me ngjyrë t’ia lë shtatzënë bashkëshorten

  • 11 May 2019 - 21:35
I kërkon mikut me ngjyrë t’ia lë shtatzënë bashkëshorten

Një burrë nga Kaukazi, i ka kërkuar një mikut të tij afro-amerikan që ta lë shtatzënë gruan e tij, sepse ndihet i turpëruar nga privilegjimi i racës së bardh.

Peyton Wesley, 43, ka bindur një prej punonjësve të tij afro-amerikan, që të bëhet babai biologjik i fëmijës së tij, sepse ai ndjen turp për statusin e privilegjuar që ai kishte trashëguar gjatë gjithë jetës së tij si një mashkull i bardhë kaukazian.

“Nuk ndodh çdo ditë që shefi yt të kërkon të lësh shtatzënë gruan e tij”, u tha gazetarëve Tyrone DeAndre.

“Në fillim mendova se ishte çmendur. Dua të them, mezi e njihja shefin tim dhe ai gjithashtu nuk më njihte mua përveç se isha një njeri me ngjyrë. Ai dukej shumë i dëshpëruar”. Pranoi, dukshëm me tronditje.

“Për sa kohë që unë nuk do të duhet të paguaj për nevojat e fëmijës, unë thash se nuk e kam problem” pranoi ai. Një marrëveshje me gjashtë shifra

Edhe pse Peyton Wesley nuk do të thoshte publikisht se sa para i dha Tyrone DeAndre për t’u bërë babai biologjik i fëmijës së tij të parë, ai më në fund e pranoi se shuma ishte me gjashtë shifra.

“Gjashtë shifra mund të tingëllojnë si një numër skandaloz për të paguar dikë që të birësoj foshnjën e tij, por nuk ka asnjë çmim për të larë fajin e peshës së qindra vjetëve të skllavërisë dhe padrejtësisë të shkaktuar nga paraardhësit e mi në komunitetin afrikano-amerikan” ai shtoi.

“Si njeri i bardhë, jeta ime ka qenë shumë e lehtë. Unë vij nga një familje mesatare e klasës së mesme dhe kam pasur mundësinë të ngjitem në shkallën sociale dhe të ndërtoj një karrierë të suksesshme gjatë viteve” u tha ai gazetarëve.

“Por diçka nuk ndihesha mirë. Ndjehesha fajtor për të gjithë këtë pasuri dhe dëshiroja t’ua jepja përsëri të tjerëve që nuk e kishin këtë jetë të privilegjuar dhe që jam i bekuar vetëm se kam lindur me këtë ngjyrë të veçantë të lëkurës” shpjegoi ai.

Megjithëse Tyrone DeAndre fillimisht kishte punuar vetëm në fabrikë për disa muaj para se Wesley të propozonte kërkesën e tij të habitshme, Wesley thotë se DeAndre se do të luajë një rol të rëndësishëm në jetën e fëmijës së tij në të ardhmen.

(Kosova Sot Online)