Akuza e rradhës: Shpend Jahti është pjesë e mafies kriminale!

  • 12 May 2019 - 07:41
Akuza e rradhës: Shpend Jahti është pjesë e mafies kriminale!

Paralajmërimi i kryetarit të komunës së Prishtinës, se nuk e ka ndërmend të ndal dinamikën e shtuar të ndërtimeve në Prishtinë, dhe se tani e tytje plani i ndërtimeve të reja do të orientohet nga Prishtina e re, sipas analistit politik Bislim Aliut, ka qëllim të pastër korruptim. Madje ai e ka cilësuar "gënjeshtër të madhe deklarimin e Ahmetit që nëse do të provonte të tregohet më i ashpër kundër ndërtimeve që po bëhen edhe pa leje në kryeqytet, ose do të vritej ose do të përfundonte në burg".

Image
Bislim Aliu

“Pa dyshim se kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, po i gënjen qytetarët me plot gojën, kur po thotë se: “poqese i ndal ndërtimet; ose më fusin në burg ose më vrasin”! Dhe kështu, po gënjen pa pikë problemi Shpend Jahti, kur dihet se ai vetë është bërë pjesë e mafies kriminale, të nëntokës në Prishtinë, në jahtet dhe avionët privatë, me të cilët shëtitet pa ndërprerje”, tha Ali për “Kosova Sot Online”.

Ndryshe, sipas Aliut, "për ta mbushur akoma më shumë xhepin e tij, ai po planifikon hapjen e mundësisë më të madhe të ndërtimeve në drejtim të projektit Prishtina e re, ku kanë interesa të mëdha edhe oligarkët e mëdhenj të politikës, derisa po i bllokon pronarët legjitim të pronave në zonën e tanishme si zonë më e vjetër e Prishtinës".

“Ndaj, ai po përpiqet tash ta zhvendos ndërtimin kah Prishtina e Re, pasi që në tërë Prishtinën, ku janë tokat e nëntokës kriminale, Shpend Jahti, iu ka dhënë leje ndërtimi, natyrisht duke i shitur si pjesë e nëntokës kriminale, ndërkaq të bllokoj të gjithë ata pronarë të tokave në Prishtinë, të cilat nuk janë pjesë e nëntokës kriminale, për çka edhe shpërblehet nga mafia kriminale. Dhe, mu për këtë, Shpend Jahti interesin e ka që të ndërtojë kah Prishtina e Re, pasi që pronat janë të nëntokës kriminale dhe pushtetarëve të niveleve të larta, të cilat koalicion Shpendi me partinë e tij, po ia "ngrehin zhagin" , tha Bislim Aliu për “Kosova Sot Online .“

(Kosova Sot Online )