Po ‘shahen’ në opinion publik: Por, iftari i bënë bashkë Ramush Haradinajn e Hashim Thaçin (Foto)

  • 13 May 2019 - 20:43
Po ‘shahen’ në opinion publik: Por, iftari i bënë bashkë Ramush Haradinajn e Hashim Thaçin (Foto)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi, edhe pse tash e sa muaj e thumbojnë, madje edhe e akuzojnë njëri- tjetrin në opinion public, sidomos në çështjen e bisedimeve me Serbinë, ata sonte i kanë lënë anash këto “armiqësi”.

Në iftarin e shtruar nga ana e kryeministrit Haradinaj për drejtuesit e BIK-ut, është parë edhe presidenti.

Për më shumë shikoni fotot dhe shkrimin e postuar nga ana e kryeministrit Haradinaj:

Si vazhdimësi e traditës, sonte kam shtruar iftar për nder të kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiut Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorëve të tij. Cilësitë më të mira njerëzore që vijnë në shprehje gjatë Muajit të shenjtë të Ramazanit, le të na shërbejnë që ta tejkalojmë veten për të mirën e përbashkët, fuqizimin e shtetit tonë dhe ruajtjen e vlerës sonë të rrallë dhe të dëshmuar të tolerancës ndërfetare. Të gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë, ju dëshiroj agjërim të lehtë edhe përgjatë ditëve të mbetura të Ramazanit.

RH

Image

(Kosova Sot Online)