Guraziu ua heq maskat : Shpendi dhe Dardani në shërbim të nëntokës kriminale!

  • 14 May 2019 - 09:20
Guraziu ua heq maskat : Shpendi dhe Dardani në shërbim të nëntokës kriminale!

Skenari që po përgatitet në prapaskenën e politikës, është ai që LDK-së t`i ofrohet Shpend Ahmeti,Dardan Sejdiu dhe PSD-ja e tyre,të porositur nga SHIK-u dhe PDK, për ta rrëzuar qeverinë Haradinaj dhe shkuar në zgjedhje të reja në listën e LDK-së, me qëllimin e vetëm për të mos lejuar koalicionin LDK-VV, thotë analisti Ragip Guraziu për "Kosova sot Online". Sipas Guraziut, ky është model i pastër i “Kalit të Trojës”, nga PSD-ja e Shpend Ahmetit, subjekt virtual politik, i cili shikon për interesat e veta, sa majtas sa djathtas por edhe përqendrohet në qendër.

Image
Ragip Guraziu


Sipas Guraziut, "fakti që grupi i Shpend Ahmetit nuk fsheh prirjet drejt realizimit të interesit sa më profitabil nga situata, pra ata edhe do të pranojnë ofertën e PDK-së vetëm e vetëm që ta pengojnë në të ardhmen e afërt lidhjen e koalicionit mes LDK-së dhe VV-s".“Diçka po zihet, po punohet nën tavolinë nga nëntoka kriminale. Rrëzimi I qeverisë të bëhet duke e “futur” Kalin e Trojës,, pra në këtë rast i bie, PSD-ja e Shpend Ahmetit dhe ndonjë deputeti pak më rebel nga pozita, duke iu bashkuar LDK-së dhe VV-së, që në momentin kur i duhet PDK-së , ta ndërmarrin veprimin dhe ta realizojnë me sukses mocionin për rrëzimin e qeverise Haradinaj”, tha për “Kosova Sot Online” , analisti politik Ragip Guraziu.

“Nga të gjitha zhvillimet e deritanishme është dëshmuar dhe po dëshmohet se si Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu, së bashku me haverat e tyre, nuk janë asgjë tjetër përveç se një instrument që mund të përdoren nga të tjerët, pra janë “ KALI I TROJËS”, sepse vazhdimisht kanë qenë dhe mbeten në shërbim të mafio-oligarkëve dhe nëntokës kriminale, urdhrat e të cilëve I kanë kryer besnikërisht në të kaluarën dhe do ti kryejnë edhe në të ardhmen”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas Guraziut nuk është aspak befasuese pse po punohet aq intensivisht nga nëntoka kriminale që rrëzimi I qeverisë të bëhet duke përdorur pykën e quajtur PSD.

“Skenari, sikur në të kaluarën kur u rrëzua qeveria Mustafa, mund të vij vetëm i përgatitur nga strukturat e PDK-së, për ta ndërtuar dhe përgatitur mirë “kalin e Trojës”, e pastaj si detyrë e dytë që i caktohet është që për të mos lejuar koalicionin LDK-VV , edhe atë duke e inkorporuar Shpend Ahmetin me Dardan Sejdiun dhe të ashtuquajturën parti të tyre, në listën e LDK-së, në zgjedhjet që pritet të mbahen gjatë këtij viti, ndoshta më së voni kah fundi i vitit.

Nëse gabon LDK-ja dhe bije në një lojë të tillë, skenari i nëntokës mundë të realizohet sepse si gjithherë, është dëshmuar dhe po dëshmohet sërish se Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu shërbejnë asgjë tjetër përveç të përdoren si “KALI I TROJËS” dhe në shërbim partive të tjera politike, apo edhe të mafio-oligarkëve dhe nëntokës kriminale. Ne e kemi të dëshmuar se me sa besnikëri ata I kryejnë urdhrat e tyre”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )