Aksident në Hajvali, një person përfundon në spital

  • 14 May 2019 - 16:05
Aksident në Hajvali, një person përfundon në spital

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Hajvalia në Prishtinë, në mes të një fugoni dhe një motoçiklete

Rastin për media e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se nga ky aksident lëndime trupore ka marrë ngasësi i motoçikletës.

“Rreth orës 14:30 në hyrje të Hajvalisë ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një fugoni dhe një motoçiklisti, në këtë aksident lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)