Këto janë notat e shkollës të kryeministrit Haradinaj

  • 14 May 2019 - 17:12
Këto janë notat e shkollës të kryeministrit Haradinaj

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, siç duket kishte qenë nxënës i shkëlqyeshëm e madje edhe i veçuar nga shokët e tjerë të klasës

Media, ka arritur  të siguroj dëftesën origjinale të notave të kryeministrit Haradinaj, kur ai ishte nxënës i shkollës fillore ”Sami Frashëri” në Irzniq të Deçanit.

Sipas kësaj dëftese shihet se Haradinaj ishte nxënës i shkëlqyeshëm dhe kishte nota të larta, e ku suksesi i përgjithshëm poashtu ishte i shkëlqyeshëm.

Image

Ramush Haradinaj, ishte komandanti i UÇK-së për rajonin e Dukagjinit. Ai pas përfundimit të luftës themeloj partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Në fund të vitit 2004, Ramush Haradinaj u bë kryeministër i Kosovës për herë të parë pas një koalicioni që AAK-ja kishte bërë me LDK-në e ish-Presidentit Ibrahim Rugova.

Po ashtu Ramush Haradinaj nga nëntori i vitit 2017-të është kryeministër i Republikës së Kosovës

(Kosova Sot Online)