Isa Mustafa feston 68 vjetorin e lindjes

  • 15 May 2019 - 10:41
Isa Mustafa feston 68 vjetorin e lindjes

I

sh-kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa sot feston ditëlindjen e tij të 68-të.

Këtë e ka bërë të ditur edhe ish këshilltari i tij, Bajram Gecaj i cili ka uruar Mustafën.

“Urime ditëlindja Kryetar!”, ka shkruar ai. Mustafa ka lindur më 15 maj të vitit 1951 në Prapashticë. Aktualisht është kryetar i LDK-së.

Ai është anëtar i rregullt i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës nga dhjetori i vitit 2012.

Përveç kësaj, Mustafa ishte pjesë e kabinetit të Presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu si këshilltar për ekonomi ku më vonë edhe mori postin e të parit të ekzekutivit në vend.

(Kosova Sot Online)