Nënë e bijë nga Shqipëria zhduken pa gjurmë në Angli, dyshimet e para

  • 16 May 2019 - 11:46
Nënë e bijë nga Shqipëria zhduken pa gjurmë në Angli, dyshimet e para

Një grua shqiptare dhe vajza e saj dy vjecare jane “zhdukur pa gjurme” ne Angli. BBC teksa raporton lajmin, duke iu referuar nje zyrtari tye larte te policise, ben me dije se behet fjale per gruan Sebjana Myzeqari, 24 vjeç, dhe vajzen e saj, Enissa.

Per to nuk ka me asnje lajm qe nga data 2 prill, kur jane pare per here te fundit Doncaster.

Sipas policise, gruaja, nuk ka përdorur telefonin as kartat e bankes, gje qe sipas policise te bejne te dyshosh se ajo nuk e ka lene Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas oficerit britanik Thomas, Myzeqari kishte ardhur nga Shqipëria tre vitë më parë dhe 2-vjeçarja Enissa është e regjistruar në çerdhe.

Sipas tij, nena e saj bënte një jetë shumë të izoluar dhe ka shumë pak miq në qytet.

Thomas tha se policia eshte e shqetesuar per fatin e tyre dhe ka apeluar per ndihme per kedo qe mund t’i kete pare apo mund t’i shohe.

(Kosova Sot Online)