Konjufca: Thaçi ka thënë se mund të falën krimet për t’u pajtuar me Serbinë

  • 16 May 2019 - 16:49
Konjufca: Thaçi ka thënë se mund të falën krimet për t’u pajtuar me Serbinë

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se për shumë vjet në Kuvend askush nga deputetët e mazhorancave nuk ka mundur të votojë ndonjë rezolutë rreth krimeve serbe, kur Thaçi po negocionte me Serbinë.

“Për sa kohë ka qenë Hashim Thaçi shef i dialogut qitu në Kuvend s’kanë mujte asnjë deputet i mazhorancën me votu diçka që e ka cenu dialogun me Serbinë”, është shprehur Konjufca.

Tutje ai ka përmendur periudhën kur Presidenti Hashim Thaçi ka përmendur amnistimin e krimeve të luftës si një nga kompromiset, që sipas tij, duhet bërë për pajtimin me Serbinë.

“Ekzistojnë deklaratat ku presidenti ka thënë se duhet amnistimi i krimeve si kompromis për pajtim”, ka thënë Konjufca në seancën ku po flitet për krijimin e një Tribunali që do të dënonte krimet e kryera nga serbët në luftën në Kosovë.

(Kosova Sot Online)