Si ikën nga vendi i ngjarjes personat që u rrahën në Prishtinë, ku dikush nga grupi i Feros mbet i plagosur

  • 17 May 2019 - 16:05
Si ikën nga vendi i ngjarjes personat që u rrahën në Prishtinë, ku dikush nga grupi i Feros mbet i plagosur

Me t’u shkrepur plumbat ku edhe mbet i plagosur një person nga grupi i reperit të njohur kosovar, Feros, personat që ishin të përfshirë në përleshje ikën nga vendi i ngjarjes.

Kështu thanë dëshmitarët që e panë me sy rrahjen dhe plagosjen.
Reperi i njohur kosovar, Fero, është përfshirë edhe në një tjetër skandal gjatë ditës së sotme. Ajo çka dihet deri më tani është se është plagosur një person që është i afërt me reperin, ngjarja ka ndodhur pranë sallonit të flokëve “Rizza” në Dardani të Prishtinës.

Fero që numëron miliona klikime në kanalin Youtube dhe ka qindra mijëra fansa në Instagram ka qenë edhe në të kaluarën i përfshirë në skandale të tilla.

Foto nga vendi i ngjarjes, mësohet se policia ka arrestuar të dyshuarit.




(Kosova Sot Online)