Akuzon Grapci: Tribunali për krimet serbe, lojë për poena politik

  • 18 May 2019 - 08:10
Akuzon Grapci: Tribunali për krimet serbe, lojë për poena politik

Analisti politik Dradan Grapci, i habitur me mënyrën se si provoi Kadri Veseli t`a bëjë një Tribunal Ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë, por që kaloi në cirk dhe dështim, thotë se këtë rrëshqitje e ka parë që nga fillimi i seancës, që ishte tentativë mashtruese dhe improvizim i dëmshëm.

Image
Dardan Grapci

”Me shumë vëmendje e kam ndjekur edhe seancën edhe komentet, çdo portal se çka kanë shkruar, sidomos në lidhje me publikimin e fotografisë nga Flora Brovina , ku shihet një grua se si “po dhunohet” nga ushtarët Serb. Sipas mendimit tim, pak jam skeptik se ajo foto a është reale apo e kanë marrë nga ndonjë faqe dhe e kanë bërë montazh, sepse le të themi që është e vërtetë, përsëri nuk kishte me qenë e mirë të publikohet për shkak së familjes së viktimës dhe privatësisë, por unë mendoj që fotografia nuk është reale, është kurdisje skandaloze”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, ideja e ngritjes së Tribunalit, veç që ishte lojë politike, mbeti edhe e dështuar si propagandë për shkak të rrethanave që u krijuan në Kuvend. “Unë mendoj që ky hap për të ngritur Tribunalin ndërkombëtar për krimet e luftës në Kosovë nga ushtarët serb është dashur të bëhet që në fillim, gjatë viteve 2002 - 2008, ose më së voni menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, e jo të lihet peng, në heshtje”, tha Grapci për “Kosova Sot Online” .



Sipas tij PDK, në vend se të fiton poenë, ka humbur akoma më shumë. “PDK-ja me këtë veprim, sidomos nga Kryeparlamentari Kadri Veseli, e bëri një veprim të gabuar, qoftë edhe nëse po tenton që me këto akuza tani më të vonuara, për ankesa ndaj ushtarëve Serb, të fitoj poenë dhe audiencë për zgjedhje dhe për ta fituar popullin përsëri, le ta dinë se ka dështuar plotësisht. Po e them këtë sepse Populli është mbushur mend, më nuk gënjehen aq lehtë qytetarët. Ata që i dinë këto manipulime janë të vetëdijshëm se e vetmja mënyre për t`u rregulluar situata politike në vend, është arrestimi i gjithë këtyre që e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje të mjerueshme, duke ia filluar nga Hashim Thaçi e deri tek politikani më i fundit që ka gisht në vepra kriminale”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)